Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka lëshuar sot akuza të fortë në adresë të prokurores së Përgjthshme Arta Marku dhe asaj të Krimeve të Rënda, Donika Prela, për delegimin e dosjes 184, për hetim në Dibër.

Në një deklaratë për mediat, Basha i quajti ato Katicat e Shqipërisë, duke i krahasuar me prokuroren speciale të Maqedonisë, Katica Janeva e cila u arrestua pas skandalit të madh të ryshfetit.

“Dy Katicat e Shqipërisë po mbrojnë politikanët e kapur në vjedhje dhe nuk po punojnë për ti cuar para ligjit politikanë që kanë vjedhur votat apo paratë e shqiptarëve, po bëjnë përpjekje për të mbyllur një cështje që e ka marrë vesh gjithë bota, përmes përgjimeve të Bild.

Me veprimet që kanë marrë të dyja janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji, për shpërdorim detyre me qëllim mbulimin e një vepre të rëndë kriminale, sic është ngritja e një grupi të strukturuar kriminal, me përfshirje të përfaqësuesve të policisë, ministrisë, deputetëve të PS për të vjedhur zgjedhjet në Dibër”- tha Basha. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re