Skip to content

“Dosja 21 Janari”/ Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, thirret të japë sqarime për një material audio! Ja çfarë përmban

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur në SPAK. Mësohet se ai është thirrur per dosjen e 21 janarit.

Artan Hoxha sipas gazetarit Igli Çelmeta pritet te japë sqarime ne lidhje me nje material audio, ku  shfaqen komunikimet e punonjësve te Gardës, para dhe pas protestës se 21 janarit.

Kujtojmë që pak muaj më parë, Gjykata e Lartë vendosi që ‘21 janari’ të  hetohet nga SPAK, i cili është i detyruar të regjistrojë procedimin.

Ky është urdhri i Gjykatës së Lartë, e cila pranoi kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, që krimi shtetëror i para 13 viteve të mund të shohë zbardhjen e plotë.

Më 21 janar 2011, Edi Rama, në atë kohë kreu i Partisë Socialiste të opozitës, drejtonte një demonstratë kundër qeverisë së kohës, të kryesuar nga politikani i Partisë Demokratike Sali Berisha, përpara kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

Protesta u thirr nga Partia Socialiste pasi u shfaq një video që implikonte ministrin e Jashtëm të atëhershëm Ilir Meta në aktivitete korruptive – duke e treguar atë teksa diskutonte se si të përfitonte nga një tender publik.

Gjatë protestës shpërtheu dhuna, ndërsa protestuesit u përleshën me policinë dhe katër protestues – Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika – u qëlluan nga Garda e Republikës. Nga të shtënat me armë u plagosën disa të tjerë.

“”