Avokati i familjarëve të viktimave të 21 janarit, Idajet Beqiri ka deklaruar se Prokuroria e Tiranës nuk është kompetente për hetimin e subjekteve ndaj të cilëve është bërë kallëzim.

Në seancën gjyqësore në Gjykatën e Lartë avokati Idajet Beqiri ka argumentuar pse dosja duhet të hetohet nga SPAK.

“Me këtë vendim, SPAK ka hapur një precedent të rrezikshëm. Ka qenë një krim i dukshëm, ju kemi dorëzuar edhe vendimin e Gjykatës se Strasburgut, ku thuhet se kjo është një vrasje shtetërore, dhe përmend edhe ish-kryeministrin. Pra e sheh Strasburgu dhe jo SPAK, nuk është gardisti apo ushtari ai që e bën dhe organizon një krim shtetëror”.

Në Gjykatën e Lartë shqyrtohet kërkesa e familjarëve të Aleks Nikës, i vrarë në protestën e 21 janarit të vitit 2011, të cilët kërkojnë që dosja e ’21 janarit’ t’i kalojë SPAK.

Do jetë Gjykata e Lartë që me një vendim urdhërues do të vendosë nëse hetimet do t’i vijojë Prokuroria e Tiranës apo do i kalojnë SPAK, për të hapur hetimin e asaj që Gjykata e Strasburgut e quajti krim shtetëror.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re