Sot para Gjykatës së Durrësit do të dalin 21 komisionerët e arrestuar për zgjedhjet e 2017, pjesë e dosjes 339.

Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli moskompetencë për këtë pjesë të dosjes 339 teksa sot do të ketë sërish masa sigurie, por kësaj radhë në Gjykatën e Durrësit për komisionerët që në zgjedhjet e 2021 akuzohen se votuan më shumë se një herë.

Tetë prej tyre janë aktualisht në arrest me burg, kurse të tjerët janë liruar nga qelia në arrest shtëpie apo detyrim paraqitje.

Avokatët e komisionerëve të arrestuar pretendojnë se hetimi për komisionerët është kryer me standarde të dyfishta diskriminuese, mbi baza partiake, duke akuzuar se në arrest me burg janë lënë vetëm komisionerët që përfaqësonin opozitën.

Po ashtu relator i çështjes, gjyqtari Tritan Hamiti më datën 10 shtator kalon në Vetting.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re