Gjykata e Posaçme ka firmosur disa urdhër –arreste me kërkesë të SPAK, nga të cilat janë ekzekutuar gjatë mbrëmjes së djeshme 22  të tilla.

Burimët bëjnë me dije se arrestet janë lëshuar për çështjen e “dosjes 339”.

Mësohet se mes 22 të arrestuarve, janë edhe funksionarë lokalë.

Urdhër -arrestet e firmosura nga Gjykata e Posaçme janë “arrest me burg” dhe “arrest shtëpie”.

Aksioni është zhvilluar gjatë natës në Tiranë dhe Durrës.

“Dosja 399” është ndarë në disa fraksione,ku në nj pjesë po hetohet shitblerja e votës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re