Seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes 5D, është shoqëruar me tensione në sallën e gjyqit.

Denion Bogdani, avokati i të pandehurit Redi Molla, ka depozituar një kërkesë për gjykim të shkurtuar.

Ai ka kërkuar të mos nisë shqyrtimi gjyqësor i çështjes nëse më parë nuk jepet një vendim lidhur më këtë kërkesë.

Gjithashtu avokatët e të pandehurve të tjerë Ermir Beta dhe Ardian Leka kërkuan shtyrjen e seancës për të njëjtin motivacion.

Megjithatë, njëra nga avokatet, Evi Sheri, që përfaqëson Taulant Tushën, në ndryshim nga kolegët e saj, kërkoi që seanca të mos shtyhet, ç’ka shkaktoi debat mes tyre.

Prokurori i çështjes, Klodian Braho deklaroi se kërkesa nuk ka pse të shërbejë si arsye për t’u shtyrë seanca.

Ndërkohë gjykata është tërhequr për të marrë vendim të ndërmjetëm.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko