Fax News ka siguruar dosjen e plotë të prokurorisë për arratisjen nga burgu që mbeti në tentativë e Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit, ku janë vënë nën hetim për veprime ose mosveprime të tyre dhe 6 oficerë të burgjeve.

6 punonjësit e policisë së burgjeve që janë vënë nën hetim për shpëdorim detyre janë: Gëzim Rramushi, Sajmir Shahini, Bashkim Muça, Oldi Myri, Redon Maloku dhe Edmond Prenga kanë konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, pasi nuk kanë ushtruar kontroll fizik të mjeteve dhe të paisjeve që ka pasur në dhomë i dënuari Fatmir Pjetri.

Konkretish ai ka pasur një çantë në ngjyrë të kuqe ku ndodhej litari dhe sendi i fortë që ai ka pëdorur për t’u varur nga tarraca e dhomës së ajrimit. Po ashtu dyshohet se gardinët e burgut nuk kanë ndjekur intenerarin që ai ka ndjekur nga dhoma deri në tarracën e godinës.

Në dëshmitë që kanë dhënë gardianët e burgut përshkruhen dhe momentet e arratisjes, dhe prerja e damarëve nga ana e Lulzim Çepeles, i cili më pas është dërguar në spital. Njëri prej gardianëve tregon se ka kapur njërin prej të dyshuarve nga krahu, dhe ka tentuar që ta ndalojë, ndërkohë që provohet edhe fakti se ka qenë Pjetri ai që ka qëlluar në kokë një prej punonjësve pranë portës së burgut.

Po ashtu në dëshmi thuhet se Çepele gjatë momentit kur ka mësuar për arratisjen, nuk ka dhënë shenja që ka qenë në dijeni, ama sipas gardianëve qelia e tij ndodhej përballë me atë të Çekajt, dhe me Pjetrin kanë pasur biseda të shpeshta gjatë kohës kur dilnin në zonën e ajrimit.

Është marrë në pyetje polici, Bledar Kurti me detyrë punonjësi i vëzhgimit të ajrosjes në burg, ku është shprehur se Edmond Prenga dhe Olti Myzyri, dy nga policët që reaguan pas të bërtiturave të tij shkuan për të parë të dënuarit dhe u kthyen pasi nuk kishin parë asgjë të dyshimtë.

“Kam marrë detyrën në orën 8:00 të mëngjesit. Pasi kam marrë çelësat jam futur brenda në sektorin A, ku kam shkuar në vendin tim të punës. Deri në orën 12:00 kam qëndruar në ajrosje dhe më pas pasi mbaroi orari i ajrosjes kam qëndruar në dhomat e gatshme ku rrimë gjithnjë. Para se të dilja përsëri në ajrosje kam parë një të paraburgosur i cili kishte prerë dorën dhe shkoi në infermieri.

Më pas rreth orës 14:50 kam shkuar përsëri në vendin tim të punës ku unë shërbej  dhe dalin në të njëjtën kohë sektorët 1-2 i katit të 2 dhe në krahun tjetër del sektori 2/4 dhe 2/5 katit të 2.  Vura re se dy të paraburgosur hapën rrjetën dhe hypën në zgarën e ajrosjes, kam shkuar në vend dhe arrita të kapja me një dorë të paraburgosurin Fatmir Pjetrin, por nuk arrita ta ndaloja pasi më iku dhe iu drejtua fundit të ajrosjes, ku aty lidhën litarin dhe u hudhën në krahun e oborrit. 

Në moment kam bërtitur për të më dëgjuar polici poshtë kolonës dh kam hapur derën e ajrosjes pasi ishte e mbyllur me shul nga të dy të paraburgosurit dhe më pas kanë ardhur dy policë Edmond Prenga dhe Olti Myzyri të cilët hipën në zgarën e ajrosjes për të parë të dënuarit dhe u kthyen pasi nuk panë asgjë. Më pas kam qëndruar në vendin e punës deri në momentin që kanë ardhur ekspertët për këqyrjen e ngjarjes”.

Një tjetër punonjës i policisë me detyrë vëzhgues i ajrosjes, Xhavit Kurti është marrë në pyetje ku ka deklaruar se: kam marrë shërbimin si çdo ditë në orën 8:00 të mëngjesit. Pasi kam marrë shërbimin kam konstatuar se elementët e sigurisë ishin në rregull pa probleme. rreth orës 15:00 jemi ngjitur në për të nisur ajrimin e pasdites. Sipas grafikut ka pasur ajrim sektori 2/4 dhe 2/5.

Kam parë punonjësin e policisë së ajrosjes që po bënte debat me të paraburgosurin Arbër Çekaj, i cili kishte hipur sipër zgarës së ajrosjes dhe mua mu duk se e kapa prej këmbe dhe nuk arrita ta neutralizoj. Në këtë moment duke qenë dhe me trup të gjatë ka hapur rrjetën sipër dhe është ngjitur, kanë bërtitur policët Fiqiri Halili që të njoftojë informacionin për ngjarjen pasi nuk kishim as telefon dhe as radio. Nuk kam parë asgjë më shumë pas këtij momenti.

Një tjetër polic është marrë në pyetje, Ali Almeta me detyrë ndihmës specialist tha se: kam marrë shërbimin në orën 6:15 dhe kam dalë për të rreshtuar turnin e parë të efektivëve. Futemi bashkë me trupën për  kontrollin fizik tek skaneri dhe i shoqërojmë në godinat sipas sektorëve. kam vazhduar me praktikat e punës, ndërsa u lajmëruam nga Lulzim Çepele ka prerë damarët e dorës. 

Në momentin që dalim jashtë dëgjoj zhurma dhe të bërtitura dhe në këtë moment kemi lënë të paraburgosurin te kontrolli me policin. Aty kemi parë të gjakosur punonjësin Lefter Hysenlika i cili kishte neutralizuar Fatmir Pjetrin dhe më pas kam parë Çekajn  duke goditur punonjësin e sigurisë te porta e jashtme dhe kemi ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar dhe prangosur.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re