Skip to content

““Dosja Balluku”, pengesë për integrimin”/ Tabaku: Qeveria i çon medias Tatimet se News24 transmeton protestën

tabaku 1

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend ka deklaruar se rasti i imunitetin të Belinda Ballukut për të cilin Kuvend votoi për të mos e hequr ka penguar procesin e integrimit.

Tabaku preku edhe rastin e një dite më parë ku “Tatimet” ushtruan kontrolle pranë “Prestige Resort” ku deputetja deklaroi se shkak është fakti se News 24 transmeton protestën qytetare antiqeveritare.

“Integrimi është proces i gjatë dhe njerëzor, ndryshimi dhe përfituesit duhet të jenë shqiptarët. Qeveria e ka mbajtur në hije sepse do të fshehë diferencën e madhe mes integrimit në letër dhe atij në të vërtetë.

Janë vetëm 3 kapituj të mbyllur dhe duhet të kishte ndodhur që në muajin tetor 2025.

Mali i Zi me 20 vite shtet ka mbyllur 17 kapituj.

Një nga treguesit e arsimit është PISA, Shqipëria ka një rënie në të treja kategoritë dhe është pamja e një brezi që po humb mundësinë për të konkurruar me bashkëmoshatarët. Ky është dështimi i qeverisë.

Qeveria shqiptare ka kërkuar periudha të ndërmjetme sepse jemi vite drite larg.

Integrimi është barazi para ligjit, konkurrueshmëri, marrëdhënie me qytetarin.

Raporti për vitin 2026 nuk njeh asnjë avancim përveç vetingut, përdor një gjuhë kritike.

Pengimi për heqjen e imunitetit ngriti probleme serioze për barazinë para ligjit dhe ndarjen e pushteteve dhe një protestues arrestohet se mban një vezë në dorë e në xhep. Për qytetarin ligji është brutal, për politikanin është elastik.

Belinda Balluku është shembulli se ky Kuvend e ka mbrojtur dhe sot është pengesë për integrimin.

Komisionet hetimore janë rrëzuar, projektligjet dorëzohen në minutë të fundit pa konsutim.

Qeveria i çon medias tatimet sepse televizioni News 24 transmeton protestën”, tha Tabaku.