GJKKO ka shtyrë sërish seancën paraprake për ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në lidhje me dosjen “Buka”.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e prokurorët, ndërsa është caktuar data 16 shkurt për gjyqin e radhës.

Në seancën e 18 janarit, avokatët e Ahmetajt kërkuan që gjykim të konsiderohet e pavlefshme. “Kërkesa për gjykim të konsiderohet e pavlefshme të kthehen aktet për hetim nga SPAK. SPAK ishte i paqartë në qëndrimin e tij,”, thanë ata.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, në kohën kur Ahemtaj mbante postin e ministrit të Financave, ai  ka shpërdoruar detyrën duke kryer parregullsi në këtë proces dhe duka ia shitur fabrikën një biznesmeni, edhe pse shteti shqiptar ia kishte njohur më parë truallin ish-pronarëve.

Ahmetaj është shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorëve, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Dje në një intervistë të dhënë për herë të parë për mediat shqiptare, Ahmetaj, nga arratia lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se po përdorej si ‘kokë turku’.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re