Skip to content

Dosja e Ilir Metës/ Shorti cakton Irena Gjokën gjyqtare të seancës paraprake

TIRANË- Gjyqtarja Irena Gjoka është caktuar me short për të shqyrtuar çështjen për kalim ose jo për gjykim, në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar në gjykatë dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi duke i kërkuar gjykatës që ata të gjykohen për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Sipas prokurorisë, Meta është i dyshuar për të paktën 3 raste korrupsioni, 2 prej të cilave të kryera në bashkëpunim ndërsa Kryemadhi në dy raste korruptive të kryera në bashkëpunim.

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u arrestua me urdhër të SPAK, më 21 tetor të 2024