Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet për nëntë persona, mes tyre edhe një oficer i policisë së Vlorës, qe janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
 
Ata kishin kultivuar 18 parcela droge, në fshatin Treblovë. Në dosjen e dorëzuar në gjykatë, organi i akuzës shprehet se  kreu i këtij grupi është Taulant Haxhiraj, ndërkohë që njëri nga bashkëpunëtorët e tij është Renato Avduli, një oficer policie i cili kishte një parcelë të vetën.
 
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme kreu i grupit ishte njoftuar nga persona të tjerë që të kishte kujdes me lëvizjet, pasi po përgjohej nga Shërbimi Informativ Shtetëror.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re