Si i vetmi gjyqtar ne Gjykatën e Lartë, Ardian Dvorani është relator i dosjes së Lazaratit, për të cilën u arrestua Henri Çili.

I pyetur nga gazetarja A2, Elona Gjylmi, nëse kishte pasur kontakte me botuesin, Dvorani mohoi një gjë të tillë.

Ardian Dvorani: Zotin Çili e njoh, por nuk kam kontakte

A ju ka kontaktuar për çështje ligjore, specifike?

Ardian Dvorani: Absolutisht jo. Këtë e them me dijeni absolute.

A keni dijeni se ka kontaktuar dikë tjetër në Gjykatën e Lartë?

Ardian Dvorani: Nuk kam dijeni, po të kisha do ta kishe thanë, pasi do të ishte problem sepse kontakte të tilla nuk lejohen në Gjykatën e Lartë. Unë i vetmi gjyqtar në detyrë. Gjykata e Lartë nuk është funksionale.

Çfarë do të bëhet me gjyqin e Alikove?

Ardian Dvorani: Nuk e di. Do të shikoj kur ka mbërritur në Gjykatën e Lartë. Me sa e kam ndjekur në media, duhet të jetë zhvilluar në fund të vitit të kaluar. Aktualisht janë 5 mijë apo 6 mijë dosje në Gjykatën e Lartë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re