Petrit Vasili është thirrur këtë të premte në SPAK.

 

Burime bëjnë me dije se Vasili është thirrut për çështjen e lobimit të LSI në SHBA, kallëzim ky i bërë nga ish deputeti Halit Valteri, pas publikimit të revistës austriake.

 

 

Në materialin kallëzues thuhej se Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Edmond Panariti, vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2016 dhe vetëm me shoqërinë GSIS, kanë shpenzuar rreth 150 mijë USD për të siguruar takime në SHBA.

 

Nga ana tjetër, LSI-ja gjatë gjithë vitit 2016, ka deklaruar 11 720 552 lekë shpenzime për këshillim.

 

4 emrat e lartpërmendur dyshohen për fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re