Dosja e “Toyota Yaris”/ Gjykata e Tiranës dënon me burg Ervis Vladin dhe shoferin e kamionit

d22de5365dff126758182edb955b1d3c.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg shtetasin Ervis Vladi, i cili ishte pjesë e çështjes së “Toyota Yaris” me 3.4 milionë euro, dhe pikërisht pronari i kësaj shume.

Vladi është dënuar për veprën penale “mosdeklarim të ardhurash në kufi”.

Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tij ulet në 1 vit burg. Në të njëjtën dosje është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg edhe Agim Ceka për “armëmbajtje pa leje”.

Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit.

Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë