Zbardhen përgjime të tjera rreth dosjes penale kundër 8 të pandehurve mes tyre dhe Hermes Nikaj, njeriu që shfrytëzonte vajzat për prostitucion.

Zbulohen detaje të tjera rreth çështjes penale kundër Hermes Nikaj ose siç njihet ndryshe si “Zogu i Tiranës”, ku të pandehur janë marrë 8 persona, mes tyre dhe Anjeza Bena, një parukiere në rrugën “Myslym Shyri”. Në vorbullën e rasteve të dokumentuara nga ana e prokurorisë së Tiranës, është e përfshirë dhe një gazetare me inicialet A.F. e cila rezulton të jetë nxjerrë për të kryer marrëdhënie seksuale, me miqtë e Hermes Nikaj.

Ndërkohë në komunikimet që ka prokuroria, Hermes Nikaj, bisedon me aktorin e humorit, Bes Kallaku, ku të dy bashkëbisedojnë për disa pagesa. Ndërsa një tjetër episod i provuar është kur një ndërtues 32-vjeç në Tiranë, kërkon të gjejë vajza për të kryer marrëdhënie seksuale, por ai është i martuar dhe kërkon që të mos i dalë asnjë fjalë, pasi do i sillte shumë probleme.

Një bisedë e tillë është kryer në muajin nëntor 2019, ku një person me emrin “Goni” që rezulton të jetë biznesmen i një mobilerie në Tiranë, bisedon me Hermes Nikaj, ku i thotë se është me kushëririn e tij, ndërtues 32-vjeç dhe do që të qëndrojnë për qef. “Goni”, i shkruan se ta respektojë Hermesin, pasi i kanë të gjitha gjërat, vetëm kanë një hall të vetëm se kushëriri i tij, është i martuar dhe mos i nxjerrin ndonjë llaf.

Gjatë bisedës “Goni” i dërgon fotografi Hermesit, të një sasie eurosh që ishin vendosur mbi një tavolinë. Goni, i shkruan që vajzat Hermesi ti sjelli, dhe të rrinë tek shtëpia e Gonit për të bërë qef. Ndërsa Hermesi i dërgon Gonit, një video ku i thotë se kjo është. Në këtë video duket gazetarja A.F. Por nga ana tjetër, Goni, i thotë se i duhen dy, pasi janë dy persona, ndërsa Hermesi ia kthen se mjaftojnë vajza A.F dhe vetë Hermesi.

Ndërsa Goni i tregon Hermesit që mos ta gënjejë dhe se Hermesi i premton që të mos ketë merak. Më pas Goni i dërgon një foto me euro dhe dy meshkuj në foto, duke i pohuar se:”…veç s’do llafe ky se është i martum…” dhe Hermesi i shkruan “…jooo pa merak më vjen keq…ça thua më vjen keq, rri i qetë ti më njeh mirë mua…”. Sërish në bisedë e sipër, Goni i shkruan Hermesit duke i thënë:“…po do me q…ky, me pi, po nuk desh ajo mos ta gënjejmë prandaj…”. Hermesi i dërgon mesazh Gonit me tekst:”…ti e di kush jam unë…” dhe njëkohësisht Hermes e pyet për vendodhjen e tyre.

Sërish Goni i dërgon foto me euro dhe i kërkon që Hermesi të shkojë me dy vajza, pasi kishin marrë dhe gjërat e tjera, një sasi pluhuri të bardhë, në formë të ngurtësuar dhe se po i prisnin tek mobileria.

Nga biseda mes tyre, thotë prokuroria e Tiranës, del se Hermes Nikaj po shkon tek mobileria S… i shoqëruar me dy vajzat A dhe F. Në ditët në vijim do publikojmë episode të tjera dhe detaje më interesante rreth dosjes penale të prostitucionit ku janë të implikuar biznesmenë, vajza modele dhe persona të ndryshëm në Tiranë.(fjala)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re