Deputeti i PD-së, Flamur Noka është shprehur se dosja ndaj Fredi Belerit është e montuar.

Ai u shpreh se mbajtja e tij në burg ka vetëm një motiv, që sipas Nokës është “zbulimi i zullumeve të Ramës dhe qeverisë së tij me pronat në bregdet”.

Noka theksoi se ky është i vetmi faj që Fredi Beleri kishte mbi supet e tij.

“Dosja e Fredi Belerit e montuar. Tregon që Rama është gati të bëjë gjithçka për të mbajtur një pushtet në kundërshtim me votën dhe ligjet e vendit për të fshehur batërdinë që ai dhe qeveria e tij kanë bërë me pronat e pronarët e bregdetit.

Arrestimi dhe mbajtja në burg e Belerit ka një motiv, është kundërshtari politik i Ramës që do ulej në atë karrige dhe do të zbulojnë zullumet e Ramës e qeverisë së tij me pronat në bregdet.

Ky është i vetmi faj që Fredi Beleri kishte mbi supet e tij dhe duhet të paguante haraçin nga Rama me burg. Në Shqipëria Rama ka kapur drejtësinë”, tha deputeti Noka.

Fredi Beleri, i cili ndodhet në qeli i akuzuar për blerje votash, doli dje në GJKKO, por togat e zeza shtynë seancën.  Seanca e radhës do të mbahet më 5 mars 2023.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar 2.6 vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.  Ndërsa për mikun e tij, Pandeli Kokaveshi, ka kërkuar dënimin me 2 vite burg, të konvertuar në 4 vite shërbim prove, shkak të problemeve shëndetësore.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi ndodhen në qeli prej 12 Majit 2023, të akuzuar për blerje votash.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re