Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK, duke lënë në burg nën kryetarin e bashkisë së Lushnjes Gentian Nushin dhe drejtorin e Prokurimeve Publike Leonard Sefen.

Dy zyrtarët e Lartë të qytett të Lushnjes, do qëndrojnë në burg të pakten deri në përfundim të hetimeve. Ato u arrestuan këtë të hënë me urdhër të SPAK, pasi akuzohen për abuzime me procedurat e tenderit për kanalit të ujësjellësit, për të cilin në qeli qëndron edhe ish kryebashkuaku Fatos Tushe si dhe asfaltimin e një rruge. Sipas prokurorisë, në këtë procedurë prokurimi të zhvilluar nga Bashkia Lushnjë, në vitin 2020, janë zbuluar shkelje ligjore, të kryera nga Gentian Nushi me detyrë nën kryetar bashkie dhe Leonard Sefa, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Prokurimeve/Juridike.

Ndaj tyre është ngritur akuza për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesqmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, dy të arrestuarit në bashkqpunim me personat e tjerë nën hetim, kryetarin e Bashkisë Fatos Tushe dhe zyrtarë të tjerë, kanë bërë të mundur që këtë procedurë prokurimi ta fitonte me dokumentacion firma EURO – ALB shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Ndërkohë Nushi dhe Sefa akuzohen se kanë kryer veprime të kundërligjshme edhe gjatë tri procedurave të tjera prokurimi, të organizuara nga Ndërmarrja e Pasurisë Publike e Bashkisë Lushnje.

Pas arrestimit të dy zyrtarëve të Baskisë Lushnjë policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyrat e tyre, për mbledhjen e provave të tjera që dy zyrtarët mund të jenë përfshirë. Kujtojmë se më korrik të këtij viti, në pranga ka rënë dhe kreu i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe disa zyrtarë të tjerë, të cilët akuzohen se kanë favorizuar një kompani për marrjen e tenderit për kanalin vaditës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re