Avokati i Fatmir Mediut tha se autoritetet amerikane i kishin dhënë dy mundësi për marrjen ne pyetje të 5 dëshmitarëve amerikane, ose të merren nge pyetje nga FBI ose me video konferencë.

Ai u shpreh se I gjithë procesi duhet të ishte mbyllur në një seancë

Pyetje: A është shteruese për procesin që 5 dëshmitarët amerikane të pyeten nga dëshmitarët e FBI?

Avokati: Do ishte mirë të ishin prezent këtu. Në pamundësi për të realizuar prezencën e tyre në Shqipëri, autoritetet amerikane kanë ofruar dy mundësi. 1-mundësinë e pyetjes me videokonferencë, apo mundësinë e pyetjes nga autoritetet amerikane që mund ta realizojnë agjentet e FBI. Ne kemi këmbëngulur në pyetje me videokonferencë.

I gjithë procesi duhet të ishte mbyllur në një seancë. Gjykata ka vendosur që mbi parashkrimit të shprehet ne fund të procesit. Ok, doni të gjeni të vërtetën? E vërtetat determinohet se cfarë ndodhi në Gerdec. Për ne nuk është një aksident Gerdeci, por është një akt i qëllimtë. Për ne do të duhet të ketë një hetim të plotë. Ne na intereson e vërteta. Akti i ekspertimit ka në thelb një përmbajtje të pa konkretizuar. Ne kërkojmë që të realizohet një përballje jona me ekspertët për të bërë pyetjet e tyre ne lidhje me detajet që ata kanë mundur të mbikëqyrur

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re