Seanca e sotme në GJKKO për dosjen “Gërdeci” është shoqëruar me debate për mënyrën e marrjes në pyetje të 5 shtetasve amerikanë për çështjen.

Togat e zeza kanë se do t’i qëndrojë vendimit për pyetjen e tyre mes letërporosive. Por ky vendim është hasur me kundërshtinë e avokatëve, të cilët kanë kërkuar marrjen e tyre në pyetje përmes video-konferencës, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Por GJKKO, pavarësisht kundërshtive, ka vendosur që shtetasit amerikane t’i pyesë përmes letërporosisë.

Në procesin gjyqësor u paraqit biznesmeni Mihal Delijorgji, i cili refuzoi të dëshmonte për shkak se ka qenë bashkë i pandehur. Ndërkohë për Luan Hoxhën dhe ish-sekretaren e Aldo Bumçit nuk ka asnjë njoftim.

Ndërsa për rastin e Denis Hajdarit, u urdhërua nga GJKKO shoqërimi i detyrueshëm.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore ish-ministri Fatmir Mediu tha se vazhdon një gjyq ku Prokuroria nuk po jep asnjë të dhënë të re dhe se dëshmitarët janë formalë.

“Besoj është gjëja më e drejtë dhe të shikohet nëpërmjet pyetjeve që të dalë e vërteta dhe të pyeten prapë. Me letër porosi është një akt formal, unë mendoj që ky procesi ka nevojë ti shkohet procesit nëpërmjet pyetjeve. Kjo është rruga më e drejtë.

Nuk e kuptoj pse nuk bëhet në këtë formë kur pala amerikane ka ofruar për tu pyetur përmes video konferencës Ajo që dua të theksoj është që vazhdon një gjyq që prokuroria epërmes dëshmitareve nuk po jep asnjë të dhënë të re. Dëshmitarët mbajnë qëndrimin për të mos u pyetur. Kjo nuk e ndihmon procesin

Besoj se në këtë proces mos përgjigja e tyre tregon qartë se edhe prokuroria i ka sjellë si dëshmitarë formalë pa marrë atë produkt që duhet të kishte procesi për të vërtetën”, u shpreh ai.

Ndërkohë seanca e radhës është planifikuar të zhvillohet më 9 prill në orën 9:00.

Kujtojmë se Fatmir Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re