Ditën e sotme GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Fatmir Mediu lidhur me thirrjen e një liste dëshmitarësh.

Avokati Saimir Visha, në një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore, është shprehur se ky është një standart i dyfishtë që ndjek Gjykata.

Ai tha gjithashtu se ai dhe klienti i tij pretendojnë se shkaqet e nxjerra nga ekspertët për shpërthimin në Gërdec, nuk janë të vërteta dhe prandaj kërkojnë riekspertim të çështjes.

“Lidhur me provat e kërkuara prej nesh, Gjykata vendosi që do të vendosë, ndërkohë me ato që kërkoi Prokuroria u shpreh dakord. Ky është një standart i dyfishtë, e padrejtë. I kemi thirrur këta dëshmitarë dhe duhet të na jepet e drejta për t’i thirrur të gjithë pa përjashtime. Gjykata duhet të kishte marrë këtë vendim sot, arsyet pse kemi kërkuar riekspertimin… Gjykata nuk dha përgjigje.

Për ne është një subjektivizëm i pamerituar. Në kërkimet tona Gjykata është e detyruar tëq shprehet menjëherë, me pranim apo rrëzim. Kjo që bëri Gjykata nuk është një akt procedurial, ligji nuk ia lejon. Për pjesën që Gjykata ndërmori negativisht për personalitetet politike, rrëzimi ishte i papranueshëm, sepse ne e kemi bërë të ditur përse do thirreshin. Edhe përmasa e figurës së tyre personale dhe politike, duhet të rivlerësohej nga Gjykata.

Vetë vëmendja që i ka dhënë SPAK këtij Kazusi, interesimi, natyra politike e subjektit, tejkalimi i kohës së ligjshme, janë për mua tregues të natyrës politike të rastit. I keni me shkrim qëndrimet tona. Janë thirrur 6 ekspertë të huaj dhe janë pranuar vetëm 3. Nuk është e vërtetë për ne ajo që kanë nxjerrë ekspertët si shkak për Gërdecin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re