Avokati Spartak Ngjela, i ftuar përmes një lidhjeje direkte me studion e lajmeve në “News 24”, komentoi, kërkesën e SPAK për rihapje të “Çështjes së Gërdecit dhe shpalljen ‘non grata’ tretë ish-kryeministrit Sali Berisha nga SPAK.
Sipas Ngjelës, nëse vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, për Gërdecin është e parashkruar, atëherë, kjo çështje nuk mund të rigjykohet.
“Vendimi i Shkallës së Parë nëse është parashkruar, atëherë ka mbaruar. Nëse kanë gjetur një mënyrë tjetër, është tjetër problem. Duhet të shohim arsyetimin e SPAK, ato thanë që është parashkruar. I parashkruar do të thotë që nëse ka kaluar vitet e caktuara dhe çështja nuk është trajtuar, nuk gjykohet më. Nëse kanë arsye tjetër, mbetet për t’u parë.”-tha Ngjela.
Por avokati është i mendimit, se nëse gjykimit i ka përfunduar afati, atëherë, në hetim të vendosen prokurorët që e kanë mbajtur rastin në “sirtarë”.
“Është hequr imuniteti, në momentet që u hoq imuniteti duhet të vazhdonte proceset penale ndaj Mediut. Pse se ka filluar prokuroria? Nëse kjo parashkruhet duhet marrë nën akuzë prokurorët që e kanë lënë në sirtar. Në rast se është parashkruar, SPAK duhet të vijojë proceset penale për Prokurorët që e kanë lënë në sirtar. Ose do të ikin Prokurorët ose Mediu.”-deklaroi Spartak Ngjela.