Kete te marte pasdite, ora 15:00 do te zhvillohet gjyqi ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.

 

Ne seancen e fundit avokati i viktimave Dorjan Matlia kerkoi te njihet me materialet dhe listën e dëshmitarëve të dorëzuar nga mbrojtja.

 

Avokatët mbrojtës iu përmbajtën listës me 90 dëshmitarë mes tyre edhe personalitete të huaja ushtarake dhe politike.

Prokurori Arben Kraja u shpreh kundër këtyre emrave pasi sipas tij Mediu akuzohet për një fakt penal konkret dhe jo për procesin e demontimit.

 

Avokati i viktimave kërkoi si dëshmitar të paraqitet edhe ish kreu i bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili. Dhe avokati ishte në të njëjtën linjë me SPAK për personalitetet e huaja të cilët sipas tij do zvarrisnin procesin.

 

Gjykata pritet te shprehet sot për listën e dëshmitarëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re