Flasin, por e bëjnë një gjë të tillë me shumë nënkuptime. Është fjalë për disa nga të arrestuarit në vitin e kaluar gjatë operacionit të madh antidroge “Rosa dei Venti” për trafikun e madh të marijuanës që është bërë në mënyrë të veçante nga Shqipëria drejt Italisë nga 2013 deri në 2015.

 

Bëhet fjalë për trafikimin e një sasie të madhe marijuane me vlerë milliona euro që grupi shqiptar i Habilajve i ka shitur grosisteve siçilian të cilët më pas e kanë shitur ne grupe të tjera më të vogla në Katania dhe rrethina.

 

Bëhet fjalë për rrugë të shumta të bëra me gomone, makinë dhe tragete për ta dërguar marijuanën nga Shqipëria në Itali.

 

Mediat fqinje kanë zbuluar një pjesë nga rrefimi në burg i Antonio Rieles 47 vjec, një nga ata Italian të cilët kanë blere sasi të mëdha drogë nga Moisi Habilaj. Riela përfundoi në burg në tetor 2017 dhe tani gati 1 vit më vonë zbardhen disa nga deponimet e tij para hetuesve Italian.

 

Përgjigje që përmbajnë akuza, në disa raste pranim faji dhe në disa raste të tjera edhe përgjigjen tjetër “ Nuk dua të flas”.

 

47 vjecari Italian tregon përshembull bisedat e tij me Moisi Habilaj në lidhje me sigurinë që ai kishte për transportin e sasive të mëdha të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

 

“Moisi Habilaj me qetësonte duke me thënë se ai ishte i mbrojtur nga një person me shumë rëndësi në Shqiperi, ai I transmetonte siguri duke I garantuar eksportimin e sasive të mëdha të marijuanës drejt Italisë.”

 

Por kujt i referohej Moisi Habilaj i njeriu me shumë pushtet në Shqipëri që e mbronte?

 

“Ma tha edhe emrin e këtij personi të rëndësishëm në Shqipëri por unë nuk e mbaj mend, do të shprehej mafiozi italian gjatë ballafaqimit me gjykatësin Andrea Bonomo.

 

Më pas rrëfimi interesant në lidhje me blerjen e bizhuterive nga Moisi Habilaj në Itali, për të cilat pati akuza të forta nga opozita shqiptare se do ti beheshin dhuratë gruas së Saimit Tahirit për të cilin, PD ka trumbetuar fort se ka qënë njeriu që i garantonte liri veprimi, kusheririt të tij të larget Moisi Habilaj.

 

“ E shoqërova Moisiun tek një pronar argjendarie që e ka dyqanin afër me Gjykatën e Katanias. Nuk hyra brenda por di që Moisiu do të blente një dhurate sepse do të kthehej në Shqipëri. Ishte dhjetor 2013.”

 

Ndërkohe vetë Moisi Habilaj në përgjigjet që ka dhënë para autoriteteve italiane në burg në datën 24 janar të këtij viti kishte thene se bizhuterite me vlere 4 mijë euro të blera në Katania ishin për një person me emrin Fatos, të cilin madje e quan si shefi i tij në trafikun e drogës./ MeridioNews

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re