Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj ka hedhur akuza të forta duke folur ashpër për ish-kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Haklaj tha se dosja ‘Hajdari’ mban peng Tropojën. Ai bën me faj Berishën se pse kjo dosje nuk është hapur dhe zbardhur ende.

“Bashkia e Bajram Currit dhe e Tropojës kanë një mal me dosje krimesh që Berisha ka deklaruar disa herë se do ta zbardhë dosjen ‘Tropoja’.

Ka deklaruar disa herë se do ta hapë edhe çështjen ‘Hajdari’ që shpalli edhe në Librazhd dhe në Tropojë, ‘president nderi’. Unë habitem si nuk reagon familja Hajdari për përdorimin e paskrupullt që i bën përsëri deputetit Hajdari, të paktën deputetja Rudina Hajdari, sepse Berisha ka deklaruar që do ta hapë dhe do ta zbardhë.

Nëse e shohim në planin juridik, të tre nivelet e tre gjykatave kanë dalë me një vendim ‘vrasje për hakmarrje’.

Pra, çështja ‘Hajdari’, dosja ‘Tropoja’ mban peng paqen sociale në Tropojë. Ne nuk jemi kanunor, hakmarrës, se nëse i sheh vrasjet në Tropojë janë vrasje pa motiv hakmarrje, janë vrasje të pastra politike”, tha ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re