Kryeministri Edi Rama komentoi dje, më 11 shkurt, arrestimin e Erion Veliajt dhe hetimet që po kryhen ndaj tij, duke përmendur një akuzë të çuditshme në lidhje me vilën në Qerret.
Sipas Ramës, Veliaj akuzohet se shtëpia e vjehrrit të tij është e tij, pasi janë gjetur rrobat e djalit të tij 6-vjeçar aty. Rama theksoi se, nëse kjo është e vërtetë, do të vërtetohet me prova, por e quajti mbresëlënëse që dikush kërkohet llogari për pronën e vjehrrit të ndjerë që ishte bërë posedues i saj para se Veliaj të kishte ndonjë pushtet.
Por….
Shoferi i Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt, e hodhi poshtë këtë pretendim të Ramës. Kur u pyet në SPAK, ai deklaroi se nuk kishte dëgjuar kurrë nga Arben Xoxa, babai i Ajolës, që të fliste për vilën në Qerret, një pretendim që kryeministri e kishte lidhur me të.
