Dosja “Margjeka”, përfundon në gjykatë. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit  të organizuar ka përfunduar hetimet për gjyqtaren e Apelit të Korçës dhe katër personave të tjerë të akuzuar për korrupsion.

SPAK për këtë dosje përveç Margjekës ka marrë të pandehur edhe bashkëshortin e saj, Arben Cara, avokatin Skënder Damini, Klaudjo Zhillën si dhe Nejton Balin. Prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuzën e “korrupsionit pasiv dhe aktiv”.

Hetimet e SPAK për këtë dosje u kryen në harkun kohor të 6 muajve. Referuar dosjes hetimore personat e lartpërmendur në bashkëpunimin me njëri-tjetrin, kundrejt shumës prej 6 mijë eurove kishin organizuar lirimin nga qelia të vëllait të Orion Balit, i cili ishte arrestuar në Pogradec për trafik klandestinësh.

Hetimet e kësaj dosjeje u kryen nga prokurorët Sotir Kllapi dhe Enkelejda Minollai. Ndërkohë, tashmë pritet që të caktohet seanca për zhvillimin e seancës paraprake, ku GJKKO, do vendosë nëse do e kaloj apo jo për gjykim dosjen “Margjeka”.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re