Skip to content

Dosja Meta-Kryemadhi, shtyhet komunikimi i vendimit për Fatime Kryemadhin në SPAK, ja arsyeja!

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfundoi sot hetimet mbi dosjen që përfshin ish-presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin, ndërsa ka nisur me komunikimin formal të akuzave.

Akuzat përfshijnë veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarimin e pasurisë.

Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit e përfshirë në dosje u paraqit sot në SPAK për t’u njohur me akuzat, por komunikimi i vendimit për nënën e deputetes u shty për nesër, 29 korrik.

Mësohet se Fatime Kryemadhi u largua nga SPAK pasi i është kerkuar nga Prokuroria të paraqitet nesër me një avokat tjetër, sepse nuk mund të përfaqësohet me të njëjtin avokat të Monika Kryemadhit.

Mësohet se deputetja e PL, Monika Kryemadhi do të paraqitet para prokurorëve të posaçëm ditën e mërkurë. Ende nuk dihet se kur do t’i komunikohen akuzat presidentit të PL, Ilir Meta.

Gjithashtu në SPAK u paraqitën sot për njohje të akuzave Ema Çoku dhe Pirro Xhixho.

Ema Çoku
Pirro Xhixho

Lexo edhe: Përfundojnë hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi, babai i deputetes paraqitet në SPAK! Pirro Xhixho njihet zyrtarisht me akuzat

Lexo edhe: SPAK mbyll hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi, Prokuroria e Posaçme nis komunikimin e akuzave

“”