Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili është në hetim në dosje “Metamorfoza”, është tërhequr nga gjykimi i shkurtuar, duke kërkuar gjykimin e zakonshëm.

Ndërkohë gjatë seancës në GJKKO, përfaqësuesi ligjor i të pandehurit ka komentuar vendimin e Kushtetueses që rrëzoi kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmërinë e provave nga komunikimet në ‘Sky’ dhe ‘EncroChat’.

“Gjykata Kushtetuese të deklaronte të pavlefshme provat nga SkyEcc”, u shpreh avokati i të pandehurit.

Deskriptimi i bisedave nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare dhe vënia në dispozicion të pjesës për Shqipërinë, ka çuar në arrestimin e dhjetëra personave, ndërsa SPAK ka ngritur akuza ndaj tyre.

Përveç kësaj, bisedat kanë hedhur dritë mbi implikime në ngjarje kriminale të personave të ndryshëm, por kanë zbardhur gjithashtu edhe lidhjet mes krimit, politikës dhe disa biznesmenëve.

Pëllumb Gjoka, i shpallur investitor strategjik, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese pas refuzimit të Gjykatës së Lartë për t’i rrëzuar si prova dhe hequr masën e sigurisë të vendosur nga GJKKO.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko