Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka folur pas shtyrjes së seancës paraprake për dosjen “Partizani” në GJKKO, ku tha se kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares.

Sipas tij nëse kërkesa e tyre për përjashtim nuk do të pranohet, siç u shpreh ai do të bëjnë një “biçim” ankimi.

Avokati tha se nga kolegu i tij, Sokol Hazizaj, në cilësinë e mbrojtësit të kompanisë Kontakt, është kërkuar veçimi i çështjes, por gjyqtarja – tha ai – u shpreh se në vendimin përfundimtar do ti japë përgjigj  këtij kërkimi procedurial.

“Sipas procedurës kjo do të animohet bashkë me vendimin përfundimtar. Ka një ngërç aty sepse thotë se ndaj vendimit të gjyqtarit paraprak nuk bëhet ankim, por do bëhet një biçim ankimi, sic u bë nga prokurori me rastin e caktimit të detyrimit për paraqitje ku mori atributet e gjyqtarit paraprak në apel zoti Engert Pëllumbi”, tha avokati.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko