Në GJKKO ka nisur seanca paraprake për Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe të pandehurit e tjerë të dosjes “Partizani”.

Në këtë seanca nuk janë pranishëm Sali Berisha dhe dhëndri i tij, ndërsa avokatet do të japin argumentet e tyre mbrojtëse.

Fillimisht do japin argumentet e tyre avokatët e Jamambër Malltëzit, më pas do të vijohet me mbrojtjen e Fatmir Beltashit, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

Po ashtu argumentet e tyre do të lexohen edhe nga avokatët e dy shoqërive Homeplan shkp dhe kontakt shpk.

Kjo seanca pritet të zgjasë deri në orën 16:00 kur të përfundoj orari zyrtarë.

Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.

Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko