Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur sot (21 prill) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Sali Berisha duhet të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.
Lideri demokrat u paraqit rreth orës 09:00, ndërsa u prit nga militantë të PD, të cilët janë mobilizuar para ambienteve të SPAK.
Paraqitja e sotme e Berishës në SPAK vjen vetëm dy ditë pasi Gjykata e Posaçme, të mërkurën do të ketë një vendimmarrje mbi dosjen Partizani, ku ai është marrë i pandehur.
Sali Berisha qëndroi rreth një vit në masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa u lirua në 27 nëntor 2024.
Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi detyrim paraqitje dy herë në muaj për të.
Ish-kryeministri është i pandehur për korrupsion pasiv dhe akuzohet se favorizoi ish dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.