Nëse supozojmë se të gjitha votat e hedhura në kutitë e votimit në të gjithë territorin e Bashkisë së Dibrës janë për Partinë Socialiste, atëherë kjo parti është rritur me rreth 7 mijë vota në krahasim me mbështetjen e marrë në zgjedhjet parlamentare të 2017 në të njëjtin territor.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, këtë të diel në Bashkinë e Peshkopisë votuan 16 mijë e 327 persona.

Nëse supozojmë se të gjitha këto vota janë për Partinë Socialiste, atëherë kjo forcë është rritur me 10 mijë vota më shumë në krahasim me zgjedhjet e 2015 dhe me 7 mijë më shumë se votat e marra në 2017.

Në 2016, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit, në këtë bashki u zhvilluan zgjedhjet e reja për vetëm për kryetar. Në këto zgjedhje, kandidati i Partisë Socialiste, Muharrem Rama u shpall fitues me 18 mijë vota.

Pikërisht këto zgjedhje janë pjesë e dosjes 184, një pjesë e përgjimeve të së cilës janë publikuar në media ku tregohet për blerje votash.

Megjithatë, shifrat zyrtare sugjerojnë se përgjimet nuk kanë dëmtuar mbështetjen e socialistëve në këtë zonë, që në skenarin më të keq të tyre pritet që të ruajnë nivelin e votave të marra në dy zgjedhjet e fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re