Vazhdojnë hetimet në lidhje me vetëvrasjen e 41 vjeçares nga Vadardha e Sukthit, Bedrie Loka.

Burime policore bëjnë të ditur se po hetojnë specialistët e krimeve kibernetike që po meren me telefonin e bashkëshortit të saj, Xhemal Loka.

Deri tani bëhet e ditur se në telefonin e tij është gjetur një video kërcënuese me gjuhë ofenduese.

Video është rregjistruar gjatë ditëve të fundit te vitit, pak para vetëvrasjes, ndërkohë që dyshohet se ajo mund te jetë filmuar nga njeri prej fëmijëve.

Duke mare shkas nga kjo video, ekspertët e krimeve kibernetike po meren me rikthimin e të gjitha videoeve të tjera që ka në këtë telefon.

Gjithashtu, po punohet edhe për gjetjen e autorit ose autores që ka hapur profilin fals në TikTok, pasi policia nuk ka pranuar se pas këtij veprimi është një e afërme e viktimës që jeton në Itali.

Specialistët po mundohen të gjejne me anë të IP autorin/autoren që hapi profilin dhe vendodhjen e tij.

Ditën e djeshme policia arrestoi 45 vjeçarin Xhemal Loka nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes dhe armëmbajtje pa leje.

Tashmë 45 vjeçari është në pritje të zhvillimit të seancës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Në dosjen e siguruar nga Vizion Plus është zbardhur edhe dëshmia e dhënë nga bashkëshorti, i cili mohon të ketë lidhje me ngjarjen.

“Jane marre te dhena nga bashkshorti i saj Xhemal Lokai cili ka shpjeguar se me date 27.12.2023 ka ardhur ne Shqiperi. Ai ka sqaruar se banon me familjen e tij perbere nga Bedrie Loka, dhe 4 djem,nga keto tre djem dhe nje vajze e ka te fejuar. Ai ka sqaruar se gruaja e tij ka patur stres e ankth ne lidhje kohet e fundit. Sipas tij gruaja e tij Bedrie Loka mund ta kete kryer kete veprim si pasoje qe para rreth nje viti persona te paidnetifikuar I kane hapur nje adrese tik tok ne emrin e saj(ne lidhje me kete ngjarje shtetasja Bedrie Loka ka bere kallzim penal).Xhemal Loka ka sqaruar se nje nate para ngjarjes Bedrie Loka ka qene ne rregull nuk ka patur shqetesime e kane kaluar ne rregull dhe duke festuar vitin e ri. Por sipas tij prej kohes ajo kishte shfaqur ide se nuk e perballoj dot per foton qe I kane publikuar ne rrjetin TIK TOK. Ai eshte cuar ne mengjes dhe e ka pare Bedrien te shtrire pertoke te dhoma e ndenjes mu ne mes te shtepise. Me automjetin e vellait te tij e kane trasnportuar deri ne Urgjencen e Spitalit ional Durres dhe aty I kane komunikuar se ka konsumuar fotoksine,dhe e kaen nisur e ambulance ne drejtim te QSUT per mjekime me te specializuara dhe me pas e kane guar ne reanimacion. Por per shkak te gjendjes se saj te renduar shendetsore kjo shtetase ka ndërruar jetë.”/ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re