Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dëshmuar në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit” duke kërkuar pafajësi.

“Procedimi ndaj meje nuk duhet të kishte nisur, pasi i njëjti fakt penal është hetuar nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo prokurori e ka pushuar çështjen”, theksoi ish-ministri.

Ai u shpreh se dosjes i referohen me “Ilir Beqaj dhe të tjerët”, duke shtuar se ai vetë është i fundit në kërkesën e gjykatës.

“Pse duhet të thuhet ‘Ilir Beqaj dhe të tjerët’, këta të tjerët i bie sikur janë këtu prej meje”, u shpreh ish-ministri.

Ilir Beqaj: Sa i takon komunikimit publik, kjo nuk është çështja e Sterilizimit, as kontratë e Sterilizimit dhe as koncesion i Sterilizimit. Kjo nuk përmendet as në titullin e kontratës. Sterilizimi është vetëm një nga 6 komponentët e kontratës. Kjo është çështje e instrumenteve kirurgjikale.

E dyta, i referohen dosjes “Ilir Beqaj dhe të tjerët”. Unë jam i fundit në kërkesën e gjykatës. Pse duhet të thuhet “Ilir Beqaj dhe të tjerët”. Këta të tjerët i bie sikur janë këtu prej meje. Unë synoj pafajësinë dhe kjo është nominale.

Së treti, e kam për avokatin Maks Haxhia, si drejtues të Dhomës së Avokatisë. Avokati kryesisht i caktuar nga gjykata për dy javë tha se është i gatshëm për mbrojtjen, pa e lexuar dhe pa më takuar mua ndonjëherë.

Unë i kam parë edhe komentet e Maks Haxhiajt për SPAK-un.

Do të doja të informohem nga gjykata, kur ka ardhur avokati kryesisht të njihet me dosjen time?

Vendimi i datës 23.1.25 përmban të dhëna dhe informacione të rreme. Procedimi ndaj meje nuk duhet të kishte nisur, pasi i njëjti fakt penal është hetuar nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo prokurori e ka pushuar çështjen.

Në vendimin e gjyqtares paraprake përmendet 15 herë neni i kodit penal, që flet për armëmbajtjen pa leje. Se ç’lidhje kam unë me këtë, nuk e di.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko