Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka refuzuar të paguajë një faturë prej 120 mijë lekësh të SPAK për të marrë një kopjeje të akteve të dosjes së tij.

Beqaj ka kundërshtuar në GJKKO faturën duke kërkuar që Prokuroria e Posaçme t’i japë aktet pa qenë nevoja të paguajë shpenzimet procedurale.

Gjatë seancës avokati i tij ka pretenduar se duke qenë person në hetim nuk duhet të paguajë për të marrë aktet e dosjes dhe se shpenzimet procedurale mund të paguhen vetëm në fund të procesit.

 

Ish-ministri Ilir Beqaj, i cili është nën hetim për “shpërdorim detyre”,  nuk ishte prezent gjatë seancë së sotme në GJKKO, por u përfaqësua nga avokati.

Seanca u shty për një datë tjetër dhe arsyeja ishte që kërkuesi të paraqesë provat në formën e kërkuar nga ligji.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re