Ish-kryeministri, Sali Berisha në takimin me demokratët në Bilisht ka folur sërish për përfshirjen e Lulzim Bashës në çështjen e “Toyota Yaris”.

Berisha i kërkon vazhdimisht që të japë dorëheqjen e të mos fshihet pas dosjeve, ndërsa u shpreh se Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë ka dhënë dritën jeshile për ndjekjen penale të Bashës me kërkesë të autoriteteve belge.

“Në foltore të ndryshme kam denoncuar dhe i kam kërkuar të japë shpjegime për Toyota Yaris, për dosjen në Muzinë, sikundër ju garantoj se me radhë do të dalin dosje të tjera dhe projekti i Emirateve në Durrës nuk do të3 zhvillohet kurrë sa të jetë PD forca më e fuqishme politike e vendit. Por do të ndalemi për një moment, ish ministri ynë i brendshëm deklaroi një ditë në parlament se ditën e shtunë do vijnë me një seri Toyotash dhe do i presë Taulant Balla, deklaratë e cila në pamje të parë të dukej si fantazi.

E pyes i them zotëri, si e bëre këtë deklaratë. Thoshte e sigurt që vijnë. Si mund të dekonspirosh se futesh në vorbullin e kësaj organizate kriminale. Kjo do të thotë paralajmërim i atyre që të mos flinin për tu pritur dhe dështim i operacionit. Jo tha se i ndjekin me GPS. Doli fjalë për fjalë por ata që duhet ti prisnin nuk dolën, ikën. Hapet dosja, merret në pyetje peng kryetari, për të gjithë atë aferë dënohet një njeri. Kjo do të thotë që Rama ia mbylli dosjen kryetarit. Mirëpo i kishte rrënjët në Belgjikë.

Prokuroria e Belgjikës kishte nisur hetimet. Pra nëse i Rama i mbylli pengut dosjen e Tiranës, atë nuk e mbyllte dot. Dua ti kërkoj dhe njëherë në emër tuaj, jep dorëheqjen dhe mos u fshih pas dosjeve të tua. Edi Rama të ka mbajtur peng me dosjen në Shqipëri por me atë në Belgjikë rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale”, deklaroi Berisha.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re