Apeli për Krimet e Rënda do të vendosë me 15 nëntor për ankimimet e mbrojtësve për personat e dënuar në dosjen Xibraka. Gjatë seancës,  mësohet se avokatët mbrojtës të Ermal Hoxhës kërkuan ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, si dhe pranimin e gjykimit të shkurtuar.
 
Avokati i tij u shpreh se Hoxha kishte lidhje shoqërore me Genc Xhixhën dhe se ai miqësisht i ka kërkuar të shoqërojë kolumbianët deri te fabrika, ku u gjet edhe droga. Sipas tyre Hoxha nuk ka pasur asnjë informacion se çfarë bëhej në atë vend. Prokuroria nga ana tjetër  është dakord me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, por kërkon lënien në fuqi të fajësisë.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re