Berisha: Në këtë sallë dhe jashtë saj kam paralajmëruar Edi Ramën për këtë katastrofë. Është përpjeklur që të lajë duar për çdo gjë duke fajësuar të huajt. Kam mbrojtur interesin e qytetarëve. Përgjegjësia për këtë refomë është e Edi Ramës dhe grupit që e mbështeti. U përzgjodh me qëllim përdorimi i Vettingut me metodën lart-poshtë. Është e njohur si metodë destruktive, shkatërrimtare. Një kryeministër që pranon që vendi i tij të mbetet pa shtet ligjor…Sot ka 10% më shumë pushtet sesa kishte diktatori i fundit në Europë. Cilat janë pasojat e saj? Dhjetra gjykatës u përzunë nga drejtësia. U mbajt Sokol Sadushi që deklaronte dhuratë 20 mijë euro për fëmijët nga gjyshja. Ndërsa gjyqtarja u përzu se ishte e djathtë. Por cilat janë pasojat e Vettingut sot? Shqipëria! Qytetarët e kanë humbur të drejtën që të bëjnë një proces gjyqësor normal. Shqipëria u bllokua me integrimin. Çfarë ndodhi tjetër? Nga burgjet dalin vrasës se s’ka njerëz që të hapin dosjen. E kam lehtë të them që se i duan deputetët lirimin e tyre, por në fakt s’ka kush u sheh dosjen. Vetëm 24% e shqiptarëve flasin. Rasti i Delina Ficos si qëndron, grumbulluan dosjet dhe Fico merr miliona nga taksapaguesit amerikane për të dhënë… E përdor emrin se është aferë e madhe korruptive. Dosjet tuaja i shqyrton ish-gruaja e Edi Ramës dhe bashkëjetuesja e ministrit të Brendshëm.

(I ndërpritet fjala Berishës)
Felaj: Nuk ka lidhje po ka rregullorja
Noka nga vendi: Jepi minutat e mia
Feliaj: Nuk lejohet që t’i japë dikush kohë…

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re