Gjykata e Lartë ka nisur shqyrtimin në dhomë këshillimi të çështjeve që përbëjnë një emergjencë për aktivitetin gjyqësor, jo vetëm për këtë institucion, por edhe për gjykatat e rretheve gjyqësore dhe të apelit.

“Në çështjet e shqyrtuara përfshihen zgjidhja e mosmarrëveshjeve për kompetencë ndërmjet gjykatave, rekurset lidhur me masat e sigurimit, lidhur me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ekstradimet, kërkesat për përjashtime të gjyqtarëve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Megjithëse me përbërje jo të plotë, por duke alternuar punën edhe me gjyqtarët e dy kolegjeve të tjera, atij civil dhe administrativ, kolegji penal deri tani ka shqyrtuar të gjitha çështjet emergjente të mbetura pezull, (180 çështje) duke bërë që gjykimi i tyre të kthehet në normalitet, në respektim të afateve të ligjit procedural penal.

Veç të tjerave, ky kolegj ka organizuar punën për fillimin e shqyrtimit të çështjeve të themelit të cilat, për shkaqe tashmë të njohura, kanë mbetur pa u gjykuar.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re