Një 31-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë, pasi u kap me doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacione se një shtetas shiste lëndë narkotike kanabis, në doza, në Kombinat, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Kombinat, kapën shtetasin E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në Kombinat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re