Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka dhene nje njoftim te rendesishem per te gjithe drejtuesit e mjeteve. Me ane te nje postimi ne rrjetet sociale, DPSHTRR tregon te gjithe hapat qe duhen ndjekur per te shkuar ne drejtorite rajonale te ketij institucioni. Me poshte po ju sjellim te gjithe informacionin e ndare nga DPSHTRR:

VETËDEKLARIM I LËVIZJES ME MJET PËR TË ARDHUR NË DREJTORITË RAJONALE TË DPSHTRR! Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe në kushtet e emergjencës COVID-19, DPSHTRR njofton të gjithë qytetarët/subjektet të cilët do të lëvizin me mjet për të ardhur në sportelet e Drejtorive Rajonale të DPSHTRR, të plotësojnë paraprakisht formularin e vetëdeklarimit të lëvizjes me mjet duke saktësuar të dhënat e kërkuara, itinerarin dhe orarin e lëvizjes.

Duke vetëdeklaruar orarin e lëvizjes me mjet per te drejtoria rajonale, qytetarët/subjektet do të jenë të autorizuar për: kohën e ardhjes në sportel, kohën e shërbimit në sportel (duke llogaritur pritjen në radhë, shërbimin ku në fund do pajisen me një dokument që provon orën kur është marrë shërbimi) dhe kthimin për në shtëpi/punë. Pra, autorizohet koha e plotë e shërbimit duke llogaritur vonesat në sportel për shkaqe të ndryshme që lidhen me shërbimin, duke lehtësuar kështu qytetarët që kanë nevojë të vijnë te sportelet e DPSHTRR!Lexoni me vëmendje kushtet dhe vetëdeklaroni lëvizjen me mjet për të ardhur te Drejtoritë Rajonale të DPSHTRR: https://www.dpshtrr.al/covid-19

Ju keni të drejtë të vetëdeklaroni vetëm 1 orar në ditë, në të kundërt do të ndesheni me penalitetet e parashikuara në këtë situatë emergjence. Këshillohet që data të plotësohet deri në 3 ditë nga momenti i aplikimit (datat e vëna në dispozion përditësohen vazhdimisht). Vetëdeklarimi i orarit është subjekt ndryshimi në varësi të fashave të orareve të lëvizjes që percaktohen nga qeveria. Në rast ndryshimi të orareve dhe të procedurave, ju duhet të interesoheni sërish për mënyrën e autorizimit te www.dpshtrr.gov.al

Ky vetëdeklarim është i detyrueshëm për të gjithë qytetarët/subjektet që interesohen për shërbimet e DPSHTRR në sportel (me ose pa rezervim sporteli), ndërsa aplikime “për urgjenca mjekësore, vajtje për punë” e aplikime të tjera që nuk lidhen me shërbimet e DPSHTRR nuk vlejnë në këtë vetëdeklarim dhe qytetarët/subjektet mund të penalizohen nga Policia sepse:
1. Kjo databazë vetëdeklarimi vlen VETËM për ata që vijnë te sportelet tona (me ose pa rezervim sporteli)! Për çdo autorizim tjetër (punë, urgjencë mjekësore, problem tjetër), duhet të drejtoheni te faqja e Policisë së Shtetit dhe të prisni konfirmimin/refuzimin e autorizimit për këto lëvizje.

2.Nëse keni plotësuar dhe pranuar kushtet e autozimit dhe ndërkohë mendoni se po përdorni autorizimin për qëllime të tjera nga ato që janë specifikuar qartazi në aplikim, ju automatikisht keni marrë përgjegjësinë të përgjigjeni para Policisë për deklarim të rremë.
3. Në kthim nga shërbimet e DPSHTRR, ju DUHET të keni me vete faturë/dokument shërbimi ose refuzim shërbimi për të provuar që keni qenë realisht te DRSHTRR me orar dhe datë të specifikuar.
4. Vetëdeklarimi vlen vetëm për: kohën e nisjes nga adresa e nisjes drejt DRSHTRRR, kohën e shërbimit (duke llogaritur radhën dhe vonesat e mundshme në sportel), kohën e kthimit direkt nga DRSHTRR.

5. Vetëdeklarimi duhet të plotësohet nga TË GJITHË, edhe nga ata që bëjnë rezervim online sporteli te DPSHTRR. Rezervimi online i sportelit vlen për ju si qytetar që të mos humbni kohë në radhë dhe për ne si drejtori që të organizojmë punën në sportel, ndërsa vetëdeklarimi i lëvizjes me mjet VLEN për Policinë e Shtetit!

6. Oraret dhe datat e vetëdeklarimit varen nga vendimet e qeverisë dhe të Policisë mbi menaxhimin e qarkullimit rrugor, përditësohuni vazhdimisht mbi ndryshimet e reja pasi jemi në situatë emergjence dhe vetëdeklarimi mund të shpallet i pavlefshëm nëse:
🔸ka ndryshime fashash orari nga qeveria;
🔸platformë e re vihet në dispozicion për vetëdeklarime/autorizime;
🔸njoftohet zyrtarisht nga DPSHTRR ose Policia e Shtetit që ky vetëdeklarim nuk vlen më. Duhet të interesoheni sërish për si mund të vini te DRSHTRR.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re