Përgatiti Dr. Henrik Zotaj
Kanceri, është një sëmundje serioze që prek jetën e miliona njerëzve në mbarë globin.
Ai, është një grup kompleks sëmundjesh, prognoza e të cilave ndikohet nga diagnostikimi, trajtimi dhe ndërhyrjet në kohë.
Për shkak të ekzistencës së COVID-19, diagnoza dhe trajtimi i kancerit u vonua dhe gjendja e ketyre pacienteve është përkeqësuar.
Pyetjet qe linden gjate kesaj perudhe te pandemise ishin disa:
  • Cili ishte ndikimi klinik qe pati COVID 19, ne keto pacientet.?
  • Sa dhe si e rrezikoi pandemia Covid 19, jeten e ketyre pacienteve.?
  • Cilat ishin pengesat qe solli pandemia per trajtim ne kohe, me cilesi dhe ndjekje te vazhdueshme te ketyre pacienteve?
Per ti dhene pergjigje ketyre pyetjeve dhe plot te tjera.
Studiuesit e Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike nga Universiteti i Alabama në Birmingham, kane kryer një nga studimet më të medha të këtij lloji deri më sot, per me shume se nje vit qe prej janarit 2020 deri rreth shkurtit 2021.
Referuar kjo nga Asistent Profesor, Noha Sharafeldin, mjek dhe epidemiolog në Divizionin e Hematologjisë dhe Onkologjisë, si dhe anëtar i Institutit UAB.
Pacientet qe u perzgjodhen per studim ishin paciente:
  • Te diagnostikuar heret me kancer dhe qe tani ishin ne remision, (te lire nga semundja)
  • Paciente te sapo-dignostikuar me kancer
  • Paciente me kancer ne stade te avancuara.
Gjetjet e studimit ishin:
Nga një total prej 398,579 pacientësh me kancer.
Ne grupin e pacienteve qe u studiua dhe qe ishin me Kancer dhe me nje diagnoze pozitive Covid 19, ishin:
63,413 persona ose 15.9%
Kanceret më të shpeshta të paraqitura brenda ketij grupi ishin:
  • Të lëkurës 13.8%
  • Te gjirit 13.7 %
  • Te prostatës 10.6 %
  • Hematologjike 10.5 % dhe
  • Kancerit gastro-intestinal 10%
Disa nga nga te dhenat me te rendesishme te studimit qe u arriten, ishin:
1.Pacientet me tumore malinje (kancer) kishin nje propabilitet te rritur per tu infektuar nga SARS-COV-2.
2.Për shkak të ekzistencës së COVID-19, diagnoza dhe trajtimi i semundjes, vonohet dhe rrjedhimisht prognoza e ketyre pacienteve është përkeqësuar dhe kjo, ka sjelle rritjen e rrezikut te vdekshmerise kryesisht te pacientet: E gjinise mashkullore dhe ne moshat e medha mbi 65 vjeç ne paciente, ku tumori malinj kishte dhene metastaza ose kishte prekur me shume se nje organ.
2.Pacientët me tumore malinje hematologjike rezultuan te kishin vdekshmëri më të lartë se sa pacientet me lloje te tjera te tumoreve malinje.
3.Në shumë spitale janë marrë masa për të kufizuar numrin e pacientëve ambulatorë dhe të shtruar, kjo rrjedhimisht ka sjelle vonesen ne trajtim dhe rendesen e tyre ne shendet.
4.Për pacientët, sëmundja e të cileve ishte me e qëndrueshme, kimioterapia ndihmëse ose operacioni i planifikuar ne shumicen e rasteve shtyhej ne kohe, për të zvogëluar rrezikun e infeksionit të kryqëzuar me Covid 19, kjo rrjedhimisht sillte rendimin e tyre.
(Vetem operacionet urgjente mund te kryheshin ne kohe)
5.Shumica e medicamenteve kundër kancerit janë citotoksikë, të cilët frenojnë sistemin hematopoietik dhe imunitar dhe e predispozojnë trupin për një status imunosupresiv, duke i bërë keto paciente me më të ndjeshëm ndaj infeksionit SARS-COV-2
dhe rrjedhimisht SARS-CoV-2, rrit prognozën e dobët të pacientëve me kancer.
6.Zbatimi i kimioterapisë imunosupresive në pacientët e rikuperuar me COVID-19, mund të çojë në rikthim të infeksioni viral.
Gjendja e pergjithshme do të përkeqësohet.
stuhia e citokinës në trupin e pacientit, do të rrisë mundësinë e simptomave të rënda klinike të COVID-19, tek keto paciente.
7.Vonesa e detyrueshme e papritur ose ndërprerja e trajtimit konvencional, ka rritur ndjeshem rrezikun e përkeqësimit te keto pacientë dhe ka ulur periudhen e tyre të mbijetesës.
8.Nga te dhenat e mbledhura u raportua se një vonesë gjashtëmujore ne nderhyrjet kirurgjikale në keto paciente, do të shkaktojë rënie të viteve të jetës së fituar (mbijeteses) nga 18.1 në 15.9.vjet.
9.Ekzaminimi fizik rutinë i trupit të njeriut luan një rol të rëndësishëm në diagnozen e hershme te tumoreve të ndryshme. (p.sh) Ne gjysmen e dyte te muajit mars 2020, Mbretëria e Bashkuar shtyu kontrollin rutinë për kancerin në përgjigje të pandemisë COVID-19. Sipas vlerësimit per shkak te shtyrjes në diagnostikimin e kancerit, krahasuar me të dhënat – para pandemisë, numri i vdekjeve të shkaktuara nga kanceri nen ndikimin e Covid 19, do te rritet:
Ne pese vitet e ardhshme:
Kanceri i gjirit,
Nga 7.9-9.6%,
Kanceri kolorektal.
15.3-16.6%.
Kanceri i mushkërive
4.8–5.3%
dhe kanceri i ezofagut
nga 5.8-6%
10.Nga te dhenat e mbledhura u raportua se një vonesë gjashtëmujore ne nderhyrjet kirurgjikale në tumoret malinj, do të shkaktojë rënie të viteve të mbijeteses së fituar
nga 18.1 në 15.9 vjet!
11.Ne po kete studim i referuar nga koleget e mbreterise se bashkuar ne lidhje me Kancerin e Mushkërive (UKLCC)
Zbuloi se ka simptoma të mbivendosura midis kancerit të mushkërive dhe COVID-19, të tilla si kolla e vazhdueshme dhe dispnea.
Shume paciente qe ishin me kancer ne faze te hershme, per shkak te dyshimit se mund te ishin me infeksion SARS-CoV-2, u detyruan të vetëkarantinohen, pa kërkuar ekzaminim te metejshem mjekësor dhe keshtu të humben mundësinë për diagnozën dhe trajtimin e hershëm të kancerit.
12.Nderkohe, terapia antivirale (Covid 19) prish trajtimin konvencional dhe ndjekjen e rregullt të pacientëve me kancer, ndaj- përqindja e pacientëve me sëmundje të avancuar dhe shume te avancuar është rritur shume
13.Sipas te dhenave te studimit, rezultoi se ndër pacientët me kancer dhe me COVID-19, shkalla e vdekshmërisë brenda spitalit te ishte:
Te pacientet me ngarkese virale te larte, rreth 45.2%
Me ngarkese virale e mesme ishte, rreth 28%
dhe
Me ngarkese virale te e ulët ishte, rreth 12.1%
14.Pacientët me kancer kanë një sistem imunitar të dobësuar dhe shpesh janë të shoqëruar me diabetin e tipit 2, obezitetin ose sëmundjet kardiovaskulare, gjë që çon në nje gjendje të përgjithshme të dobët shëndetësore dhe rrit ndjeshmërinë e tyre ndaj SARS-CoV-2.
15.Interes shfaqen, pacientët që morën imunoterapi të fundit ose terapi të synuara,
Ato, nuk kishin rrezik më te lartë te vdekshmërisë së përgjithshme.
17.COVID-19 ndikoi ndjeshem në kujdesin dhe qualitetin e jetes se pacientëve me kancer dhe ky ndikim ishte më i theksuar tek pacientet me stade të avancuara të semundjes.
18.Për shkak të pandemisë COVID-19, aksesi i kërkuesve shkencorë dhe studentëve në laboratorë ishte i kufizuar, shumë nga projektet kërkimore shkencore janë pezulluar përkohësisht dhe udhëtimet në terren jane ndërprere, vite te tera te punës, mund të shkatërrohen dhe shumë studime nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të ndërpriten..!!
*Studim i Shoqates Amerikane te Onkologjise Klinike
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re