Skip to content

Draft propozimi i Ramës për situatën në Veri, analisti për Panorama TV: Kurti të përgjigjet për ngërçin me ndërkombëtarët! Kosova dhe Shqipëria nuk kanë konflikt





Analisti, Plator Nesturi në një intervistë për emisionin ‘Log.’ te Panorama TV ka komentuar situatën në Veri të Kosovës dhe draft propozimin e kryeministrit Edi Rama për asociacionin, ku tha se kryeministri Albin Kurti duhet të japë shpjegim si do të zgjidhë ngërçin me ndërkombëtarët dhe mos ta kthejë propozimin e homologut të tij në debat.

Nesturi tha se Shqipëria dhe Kosova nuk kanë konflikt dhe se retorika e vazhdueshme se Prishtina ka Tiranën përballë, ka ndërhyrë dhe në jetën politike mes dy vendeve.

“Deklarata e Kurtit më duhet si e një analisti dhe jo politikani, nuk i ka dhënë përgjigje faktit se si do ta zgjidhë ai ngërçin me ndërkombëtarë. Nuk mendoj se është thelbi i krizës çështja e draftit të Ramës, por më duket si një zhvendosje e vëmendjes te ky problem pa i dhënë zgjidhje ngërçit. Ky është problemi që nuk i jep përgjigje, kjo shmangie nuk më duket e sinqertë, duhet të sqarojë si do ti zgjidhë problematikat e shtetit të tij. Mos të kalojë në retorikë ofensive duke krijuar një debat, që më duket shumë i stisur. Më vjen mirë që nga ana e qeverisë shqiptare, zyrtare nuk i është përgjigjur duket si provokim për të hapur debat.

Pozicioni i Ramës që në fillim paralajmëroi këtë se duhet një tërheqje. Duket sikur Kosova ka përballë Shqipërinë dhe jo Serbinë, nuk ka konflikt me Shqipërinë. Konflikti është aty ku ka qenë gjithmonë, në Veri. Nuk ka sens që të përdoret kjo gjë për të bërë një retorikë që ka ndërhyrë në jetën politike”, tha ai.

“”