Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë atyre që kanë kritikuar draft-statutin e tij konfidencial për asosacionin.
Në një postim në rrjetin social Tëitter, Rama shkruan se ata që shajnë kanë frikë se mos humbasin armikun që u krijon kushtin që të sillen sikur janë në luftë.
Sipas tij, lufta ka mbaruar që në vitin 1999 dhe armiku është mundur.
“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!”, shkruan Rama.