Myslim Murrizi: Mes demokracisë dhe partisë keni hallin e partisë jo të demokracisë. Në emër të partisë, jo të Damianit, ju nuk hapni listat dhe nuk mund të përmbysni kushtetutën. Rregullat përcaktohen në kushtetutë. Në funksion të saj, përcaktohet se 2/3 e listave jua detyron Kushtetuta që të jenë të hapura. Në cdo qark tjetër ku nuk merrni më shumë, jeni në shkelje të Kushtetutës. Tre grupe parlamentare kemi thënë jo më pak se 2/3.

Ju kërkoni që të vendosni rregulla tek ekipet e tjera. Ne do të ndeshemi bashkë dhe ti nuk e përcakton dot kush do të jetë formacioni i ekipit tim. Ndaj formulën që propozon, me të shtyme nga poshtë e me të tërheqme nga lart është një gallatë që mund ta shesësh kur të fillojë fushata. Për të hapur listat, shqiptarët aspirojnë një gjë, që me votën e tyre të hedhin poshtë çdo kryetar që i duket vetja bajraktar.

Ju nuk mund t’ju shisni qytetarëve shqiptar apo çdo lloj kryetari në sinkron të plotë sikur po kërkoni 100% lista të hapura. Nuk mund të jeni jashtë kushtetute. Nëse juve nuk e përmbysni firmën e Ramës, është problemi juaj. Unë nuk mund të bie dakord për amendament që e solli para tre orësh. Bëni çtë doni por shqiptarët kërkojnë lista të hapura 100%. Mendohuni ditën e hënë. Ky nen që propozon Damiani i kamufluar, ta dijnë shqiptarët që nuk hap listat.

Pra 10 mijë shqiptar vlejnë sa një stilolaps i Ramës, Bashës apo Monikës. Është një nen antikushtetues. Do e dorëzoj në Gjykatë Kushtetuese. Ju bëj thirrje që të mateni mirë deri ditën e hënë. Unë nga eksperienca, kemi parë se kujt i është mendja që është pronar i shqiptarëve ka ikur si mos më keq nga froni. Nëse nuk respektoni sovranitetin e shqiptarëve, është problemi juaj. Do ti bëjmë thirrje dhe në parlament që të ftillohemi dhe të respektohet pikë për pikë marrëveshja e 30 Korrikut. Bëni ç’të doni, edhe juve ju detyron Kushtetuta.

Manja: Kjo nuk është hapje, por shqyerje e listave. Kjo jo vetëm që e hap garën brenda kandidatëve por është hapje 100% e listës. Sa për pragun deri në 10 mijë vota, janë taktika apo formula elektorale që jo cdo force i konvenojnë. Varianti që Gjiknuri propozon është as më shumë e as më pak listë e hapur 100%, në përputhje të ndryshimeve kushtetuese të korrikut 2020.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re