Nënkryetari i LSI-së, Petit Vasili ka akuzuar Qeverinë se po synon kapje e Gjykatës Kushtetuese, me draftin e propozuar nga maxhoranca për disa ndryshime ligjore për betimin e anëtarëve të organeve të gjyqësorit.

Në rrjetet sociale, ndërsa poston shkrimin e aktivistit Edison Balla, Vasili shkruan se “për Rilindjen, Reforma në Drejtësi është një rreckë pa vlerë”.

Me ndryshimet e propozuara nga PS, Presidentit i vihet një afat prej 10 ditësh për të ftuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që të betohen në presidencë dhe nëse kjo nuk ndodh, anëtari betohet diku tjetër dhe ia dërgon me shkrim Presidentit.

Postimi i plotë:

Rilindja turperisht ne krah te betimit te Lanës!

Ndryshimet e propozuar nga Rilindja, ne ligjin “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese”, per te legalizuar betimin e Lanës dhe qe dhunojne hapur Kushtetuten e ndryshuar me 140 vota,jane deshmi e qarte e skenarit te saj kriminal per kapjen e Gjykates Kushtetuese.

Rilindja kerkon te legjitimoje betimin e Lanës dhe jo betimin kushtetues te Gjyqtareve Kushtetues te Presidenti.

Per Rilindjen ujerat e qelbura dhe bretkocat hetimore te Lanes dhe jo ujerat e pastra te Reformes ne Drejtesi te votuar me 140 vota jane menyra e saj moçalore e jeteses.

Per Rilindjen Reforma ne Drejtesi eshte nje rrecke pa vlere.

Per Rilindjen Reforna ne Drejtesi eshte thjesht nje demagogji e shpenzuar me tonelata per tu hedhur hi syve shqiptareve.

Per Rilindjen Reforma ne Drejtesi eshte thjesht mjet per kapjen e drejtesise, qe ajo te mos ndeshkoje rilindjen por vetem qytetaret e thjeshte.

Per Rilindjen Reforma ne Drejtesi eshte instrument per te ndenjur ne pushtet.

Per Rilindjen Reforma ne Drejtesi eshte krijimi i drejtesise qe mbron te korruptuarit,kriminelet dhe trafikantet, klientet dhe telekomanduesit e deklaruar te qeverise.

Lexojeni miq komentin e meposhtem dhe argumentimin e tij shterrues:

“Pse Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, depozituar në parlament bie në kundërshtim me Kushtetutën”.

Nga Edison Balla

Në kohën kur debati mbi mungesën e Gjykatës Kushteuese në vend “gëlon” në çdo studio dhe hapësirë publike, deputetët e majtë gjejnë kohën që të depozitojnë në parlament një projektligj për të bërë ndryshime në Ligjin nr. 8577, date 10.02.2000, “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese”.

Pikërisht në nenin 1 të këtij projektligji propozohet ndryshimi i mëposhtëm:

Ne nenin 8, paragrafi 1, shtohet fjalia e dyte me kete permbajtje: “Presidenti i Republikes organizon ceremonine e betimit jo me vone se 10 dite nga data e zgjedhjes, emerimit ose shpalljes te emeruar te anetarit te Gjykates Kushtetutese. Nese anetari i Gjykates Kushtetuese nuk thirret per te here betimin, pas perfundimit te ketij afati, ai kryen betimin ne forme te shkruar dhe ia dergon ate Presidentit te Republikes, organit te emerteses dhe Gjykates Kushtetuese. Data e organizimit te ceremonise se betimit ose data e dergimit te betimit me shkrim, konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit te detyres se gjyqtarit te Gjykates Kushtetuese dhe perfshihet ne dosjen e tij personale. Ne rast se gjyqtari nuk pranon te beje betimin, mandati i tij perfundon”.

Por ky parashikim i propozuar bie në kundërshtim të hapur edhe me një dispozitë të Kushtetutës, e cila rregullon pikërisht mënyrën e emërimit dhe nisjes së detyrës të antarëve të Gjykatës Kushtetuese. Konkretisht ky nen thotë shprehimisht:

Sipas nenit 129 të Kushtetutës “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës”.

Po sipas nenit 8, pika 1 të Ligjit nr. Nr.8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në kuptim të dispozitave më sipër, kusht për fillimin e detyrës është kryerja e betimit nga gjyqtari Kushtetues para Presidentit.

Që betimi të jetë i vlefshëm duhet të përmbushen njëherazi dy kushte: i) shprehja e qartë e vullnetit të gjyqtarit kushtetues që zotohet të përmbushë detyrat sipas formulës së betimit që jepet në kushtetutë ose ligj; ii) dhënia e betimit para organit që parashikon kushtetuta ose ligji.

Qartazi kjo shihet se është një formë për të evituar edhe pengesën që mund t’u çelte Presidenti me mosemërimin e kanditaturave të propozuara nga parlamenti.
Gazeta Shqip.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re