Kryeministri Edi Rama ka hartuar një draft për asosacionin dhe që e ka dërguar atë për konsultim presidentit francez Emanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

 

Por për analistin Blerim Burjani, ky veprim është pozitiv. Në një intervistë për Vizion Plus ai tha se çdo përpjekje që është në të mirë të Kosovës është i mirëpritur, teksa thkson edhe qëndrimin e Ramës për Prishtinën zyrtare.

 

“Kjo është pozitive. Vetë interesi i Ramës për ne  çdo shërbim i mirë për ne në Kosovë është i pranueshëm.  Ne sot kemi mendime e opinione të ndryshme se Kosova është e pavarur. Do ishte mirë që Kosova të merrej vetë me një draft statut. Çdo praktikë e mirë që mund ti bëhet qeverisë Kurti është e dobishme. Rama ka një qëndrim pozitiv dhe luan rolin e një lideri racional.  Ndaj mendoj që çdo përpjekje është shërbim i mirë për Kosovën”, tha analisti.

 

I pyetur nga Roland Zili se si e sheh veprimin e Ramës që drafin nuk e konsultoi me homologun e tij të Kosovës Albin Kurti, Burjani tha:

 

“Kjo është kompetencë e pavarur e Kosovës. Deri më tani ka pasur edhe një draft tjetër që nuk u mor parasysh nga qeveria e Kosovës. Nuk shoh gjë të keqe nëse ofrohet si draf. Kjo nuk do thotë se Kosova do e pranoj një draft që ka hartuar Rama. Ne duam një draft që ruan sovranitetin e Kosovës. Rama nuk është shumë i popullizura në Kosovë pas Open Balkan.

 

Unë jam optimist dhe natyrisht drafti i bërë nga Rama ka pikat e domosdoshme për të ruajtur sovranitetin dhe themelimin e asosacionit për komunat serbe. Do ishte e dobishme që Rama ta bëj publik si draft nga Rama, edhe pse s’do e bëj deri sat ë merret parasysh për tu diskututar”.

 

Por Kurti ka propozuar modelin kroat për asosacionin, për të ruajtur integritetin territorial të Kosovës. Por sipas analistit, kjo nuk u pranua nga Serbia për problemet e veta.

 

“Kurti ka bërë propozimin e një modeli kroat, që zbatohet atje dhe është e pranueshme sepse ruan sovranitetin dhe nuk krijohet republikë e re. këtë nuk e ka thënë në publik Kurti, por e ka lexuar dhe ka menduar se është i duhur. Pork jo nuk u pranbua nga Serbia se ka problemet e tjera të veta. Do ketë një asosacion vullnetar që komunat të bashkëpunojnë dhe të gjejnë një zgjidhje së bashku” , tha ai.

 

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për gazetarët bëri me dije se ka hartuar një draft për asosacionin, duke u konsultuar me ekspertë europianë dhe amerikanë, dhe e ka dërguar atë në selitë europiane, por pa e bërë publik, duke e konsideruar atë si konfidencial.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re