Presidenca ka reaguar pas publikimit të draft-opinionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ku i dha të drejtë presidentit për betimet.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016. Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato”, thuhet në reagimin e saj.

Institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final..

“I ftojmë dhe aktorët e tjerë t’i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike. Për presidentin Meta, kushtetuta është e paprekshme dhe ligji më i lartë në republikën e Shqipërisë”. 

Venecia shprehet se sa i përket procedurës së emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, teksa pezullimi i procedurës së emërimit nuk parashikohet në ligj, ky ka qenë nga Presidenti një reagim për situatën e paqartë ligjore, e cila nuk mund të zgjidhet në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Venecia, pezullimi tregoi që presidenti dëshironte të ushtronte fuqinë e tij emëruese që i jep Kushtetuta dhe kjo është konfirmuar nga emërimi i kandidatit të tij menjëherë pas përzgjedhjes së një emri nga Parlamenti.

Sipas Venecias, kjo justifikon veprimin e Presidentit për refuzuar ceremoninë e betimit të një kandidati që u zgjodh ndryshe nga procedura duke iu referuar Arta Vorpsit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re