Ledian Bregasi, Kreu i Shoqatës së Arkitektëve, kundërshton “urdhrin e arkitektit” një draft që prej 10 shkurtit ka kaluar në Kuvend.

Bregasi thotë se “urdhri i arkitektit” parashikon që të ngrihet një komision prej 9 anëtarësh të cilët do të bëjnë vlerësimin dhe licencimin e studentëve që pasi kanë përfunduar 5 vite studimi në një universitet të akredituar nga Ministria e Arsimit. Sipas Ledian Bregasit, ky komision është i padobishëm dhe rrit mundësinë për korrupsion

“Është një momenti i rëndësishëm për arkitektët. Këto vendime na ndikojnë në profesionin të jenë të qarta dhe transparente. Profesioni i arkitektit është i rregulluar, si fillim duhet të kryesh cikël studimesh prej 5 vitesh në Shqipëri dhe kur diplomohesh duhet të kryesh ekperiencë pune duhet të kryesh praktikë pune. Kur ke ekperiencë aplikon për licencim. Licensa është një akt administrativ. Urdhri do të jetë një pengesë për arkitektët , ky draft është bërë për të shtuar burokracitë. Urdhri do të shndërrohet në pengesë për profesionin. Jemi kundër këtij drafti jemi të papërfaqësuar.

Në diskutime mes kolegësh, na thonë ju që jeni të licencuar nuk u ndodh asgjë por do të vazhdoni punën sic ishte. Dëmi do të bëhet për ata të sapodiplomuarit. Ata duan të qetësojnë arkitektët aktivë por për brezat e ardhshëm. Pasi ka kaluar provimet e shkollës, dikush tjetër i thotë eja na i provo të njëjta provime që ka bërë. Mjaftojnë 5 vite shkolle për të marrë vlerësimin, pasi të mbarosh shkollën do të vendosë një komision për fatin tënd. Kjo do të shtojë korrupsionin, është një instrument që mund të bjerë brenda 4-5 studiosh”, Ledian Bregasi.

Profesionistët thonë se “urdhri i arkitektit” është një praktikë që ka dështuar në Itali dhe nuk vjen si kërkesë e BE-së. Sipas tyre një komision nuk mund të vlerësojë studentët që janë diplomuar.

“Ky draft ndikon shumë keq pasi do ta bënte punësimin një mision të pamundur. Nuk është praktikë e vendeve evropian, nuk është kërkesë e BE për të krijuar këtë. Urdhri i arkitektëve është më e keqja në Itali që është një shtet aq i madh. Shteti vendos filtër në një vend ku kemi nevojë për arkitektë, këta duan të kufizojnë lirinë e punës. Një grup i vetëquajtur i pa akredituar vlerësojnë një të ri që ka kryer 5 vite studimi për ti thënë vlen ose nuk vlen, kjo do të monipolizojë më shumë”, tha një arkitekt.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re