Analisti Aleksandër Çipa ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili i kërkoi Edi Ramës t’i propozojë presidentit serb Aleksandër Vuçiç një draft statut për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

I ftuar në Panorama Tv, analisti Çipa u shpreh se Kurti “i bëri një lloj sfide kryeministrit Rama, që do t’i japë një rol për atë pakicë që është në territorin e Serbisë dhe i heq protagonizimin sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës”.

Aleksandër Çipa: “Kryeministri Kurti është në situatë problematike. Kjo krizë mban rrisqe të drejtpërdrejta dhe të padukshme.

Nga ana tjetër kryeministri Rama ka kaluar në një akt protagonisti që ka shkaktuar diskutime për mënyrën se si dhe nga është mbështetur drafti i tij në momentin përgatitor? Ne kemi pothuajsen ndriçuar pjesën më substenciale.

Sot Kurti reagoi në mënyrë refuzante ndaj këtij drafti, duke këkuar që në axhendën e kryeministrit Rama të përfshihet në mënyrë të posaçme falë konefidencialitet që ka me Vuçiç, çështjet e situatës së margjinalizuar të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.

I bëri një lloj sfide kryeministrit, që do t’i japë një rol për atë pakicë që është në territorin e Serbisë dhe i heq protagonizimin sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re